Të akuzuarit e Gjykatës Speciale mund të përballen me dëshmitarë, ballafaqimi me të cilët nuk do t’u mundësohet. Kjo, për shkak se dëshmi të vjetra mund të përdoren kundër tyre.
Dosja për ta do të ndërtohet edhe me dëshmi, mbi bazën e të cilave është hartuar raporti i senatorit Dick Marty, dokument ky që mban vulën e Këshillit të Evropës. Specialja do t’i konsiderojë edhe deklaratat dhe provat që janë trajtuar menjëherë pas lufte nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë, pastaj nga gjykatat e Kosovës, e madje edhe nga gjykatat në Serbi. Ato kërkohet të jenë përkatëse për vepra penale brenda juridiksionit lëndor të Speciales.
e mundëson Rregullorja e Procedurës dhe Provave e Dhomave të Specializuara, e cila brenda pak ditësh pritet të hyjë në fuqi. Rregullorja ishte konfidenciale. Së fundmi i është hequr ky status sigurie. Ajo është miratuar në seancë plenare, por disa rregulla të saj janë shpallur jokushtetuese (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
- Gjykata Speciale dhe distanca nga juridiksioni kosovar
-
OSBE: Sigurimi i dëshmitarëve dhe provave nga jashtë, pengesë për gjykimin e krimeve të luftës
-
Musa: Mbi 29 mijë faqe materiale mund ta vonojnë edhe më tej aktgjykimin në Hagë
-
Specialja insiston se Avokati i Popullit e keqinterpretoi raportin e Odës së Avokatëve britanikë
-
Dhomat e Specializuara: Interpretimet e raportit të Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit janë të pasakta