Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e papërgatitur për situatat pas aktakuzave të Speciales

Gjykata Speciale ka kumtuar, të premten, se në mesin e javës së ardhshme do të ndodhë vendimmarrja për Rregulloren e Procedurës dhe Provave, pas hyrjes në fuqi të së cilës hapet rruga për shpalljen e aktakuzave të para.

Shteti, ndërkaq, nuk ka ndërmarrë përgatitje për t’u përballur me pasojat e mundshme pas këtij zhvillimi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në informatën e Speciales, të mërkurën e ardhshme kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, An Pauwr-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Shpejt më pas, përmbledhja e aktvendimit do të publikohet. Dhe, një javë më pas rregullorja do të hyjë në fuqi, rrethanë kjo kur iu mundësohet prokurorëve që para gjykatës t’i paraqesin aktakuzat për konfirmim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)