Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.
Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Bëhet e ditur po ashtu se kryegjykatësja do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht, ndërsa përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.
“Shpejtë më pas, përmbledhjen e aktvendimit do të mund ta gjeni në faqen e Dhomave të Specializuara në internet”, theksohet më tej në njoftim.
-
Specialja shpall vendimin mbi Referimin e Rregullores
-
Kosova e papërgatitur për situatat pas aktakuzave të Speciales
-
Specialja nuk e ka të përcaktuar afatin kohor për konfirmimin e aktakuzave
-
Zgjidhen gjyqtarët e Kushtetueses
-
Trendafilova: Nuk ka më pengesa për ngritjen e akuzave nga Gjykata Speciale