Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla sot viziton Luginën e Preshevës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta vizitojë sot Luginën e Preshevës, ndonëse dje i është refuzuar leja nga Serbia.

Gërvalla thotë se ndihet e privilegjuar që do t’i vizitojë përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës. Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë. Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë. Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka shtuar se do të zhvillojë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë.