Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, sërish është ndaluar të vizitojë Luginën e Preshevës. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njoftoi të mërkurën, ku tha se ky është akt i politikës nacionaliste serbe “e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane”.
Ajo ka shkruar në Facebook se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi “për arsye gjeostrategjike”.
“Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon Ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve. Fatkeqësisht, ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, ndërsa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim. Por ne nuk ndalemi!”, ka shkruar ajo.
Sipas Sinanit, Presheva është e vendosur t’i mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë.
“Përpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë!”, ka shtuar Sinani.
Ministrit Çeku i ishte refuzuar vizita në Preshevë nga autoritetet serbe edhe në dhjetorin e 2024-s.
-
Çeku për refuzimin e vizitës në Preshevë: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
-
Çekut i refuzohet kërkesa për vizitë në Preshevë
-
MPJD: Ndaluam vizitën e ministrit serb për shkak të refuzimit të vizitës së Çekut në Preshevë
-
Refuzimi i vizitave në Luginë, Mustafi: Vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve
-
Serbia shkel Marrëveshjen, ia refuzon Sveçlës vizitën në Luginë