Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla nuk lejohet të vizitojë Luginën e Preshevës

Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, i është refuzuar leja për të vizituar Luginën e Preshevës.

Leja i është refuzuar nga autoritetet serbe.

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në një njoftim të MPJD-së.

Sot, edhe mediat serbe raportuan se drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, iu ndalua hyrja në Kosovë.

Ndryshe nga Gërvalla, ai madje edhe ia mësyu kufirit së bashku me mediat, ku pasi u zmbraps mbajti një konferencë për media.

Edhe Gërvalla sot viziton Luginën e Preshevës Arbëri Gërvalla sot viziton Luginën e Preshevës

Në fakt, edhe ditë më parë, disa ministra të Qeverisë së Kosovës ishin penguar të shkonin në Luginë të Preshevës.