Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Serbia po kërkon konflikt

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk ka bërë asnjë kërcënim të vetëm ndaj Serbisë.

Pas lajmit se Serbia ka rrëzuar një dron të Kosovës në Rashkë, Gërvalla në Twitter ka shkruar se “sërish është bërë një operacion i rrem i Vuçiqit me qëllim të fajësimit të palës tjetër, për të ngritur tensione”.

Ajo ka shkruar se Serbia po kërkon konflikt.

“Asnjë kërcënim i vetëm për Serbinë. Aso kohe, Millosheviqi, tash përfaqësuesit e Putinit, Vuçiqi dhe Daçiqi, qartë po ndjekin një skenar: po kërkojnë konflikt”, tha Gërvalla-Schwarz në Twitter.

Ajo ka shkruar se viti 2022 nuk është 1991,1992/96 apo 1998/99. Sipas saj, në vitin 2022 Kosova është e pavarur, NATO-ja dhe SHBA-ja po e mbrojnë paqen në Ballkan.

 

Artikuj të ngjashëm