Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Askush nuk e kërcënon Serbinë, rreziku vjen nga udhëheqësit e saj

Donika Gervalla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke theksuar se për të kuptuar qëllimet e Rusisë në rajon, është e domosdoshme të vëzhgohen veprimet e Serbisë.

Sipas saj, Serbia nuk ka një politikë të jashtme të ndryshme nga ajo e Moskës. Gërvalla-Schwarz kujtoi se një ditë më parë presidenti serb shpalli rendin botëror të vdekur dhe paralajmëroi dyfishimin e ushtrisë, duke e cilësuar këtë mesazh si të qartë dhe të drejtuar si për Rusinë, ashtu edhe nga Rusia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo theksoi se Serbia nuk po kërcënohet nga askush, por se kërcënimi i vërtetë qëndron te vetë lidershipi i saj. Sipas saj, në vend që të ndërtojë një shtet normal evropian të përqendruar në reformat dhe vlerat demokratike të Bashkimit Evropian, udhëheqja serbe vazhdon të ëndërrojë një perandori rajonale, duke reflektuar, siç tha ajo, një “mentalitet rus në miniaturë”.

Në fund, Gërvalla-Schëarz paralajmëroi se nuk do të ishte hera e parë që Serbia kontribuon në destabilizimin e Evropës.