Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Ata që bëjnë fushatë kundër ambasadorit Berisha, të bazohen në fakte e jo supozime

Ministrja e jashtme e Kosoves, Donika Gervalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka premtuar sërish se së bashku me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, do t’u përgjigjen pyetjeve që lidhen me rastin e tij.

Një premtim të tillë, ajo e ka bërë edhe më 16 janar. Kur është pyetur të martën se kur do ta realizojë atë, Gërvalla e mori në mbrojtje Berishajn.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj që ka ardhur një moment kur të gjithë ata që e vazhdojnë fushatën, do të duhej ta pyesnin veten a thua a vazhdohet fushata vetëm në bazë të supozimeve apo ka kaluar kaq kohë sa që në ndërkohë do të duhen fakte në tavolinë para se të vazhdojnë fushatat me kampanja politike ndaj personave të caktuar”, tha Gërvalla.