Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se Arlinda Zekaj i ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe nuk kishte marrë mbrojtjen e kërkuar. Ajo tha se Zekaj nuk iu drejtua Qeverisë.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, që sipas autoriteteve gjendet në arrati. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun.
“Fatkeqësisht ajo nuk iu drejtua Qeverisë. Po t’i drejtohej Qeverisë ndoshta do të kishte angazhim, duke respektuar natyrisht rendin kushtetues të vendit tonë. Po, duhet të ketë edhe shkarkime. Por, në rendin tonë kushtetutes, në republikën tonë parlamentare, nuk është ministri i Drejtësisë ai që shkarkon prokurorë apo gjyqtarë”, tha Gërvalla në seancën e Kuvendit, duke iu përgjigjur thirrjeve nga deputetë që ajo të japë dorëheqje.
LIVE: Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt
-
Në Vitomiricë vritet gruaja e cila tri ditë më herët kërkoi mbrojtje nga shteti
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gërvalla: S'jemi të bindur se institucionet i kanë përmbushur detyrat
-
Para se të vritej Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje nga shteti
-
QIKA bën përgjegjës shtetin për vrasjen e Arlinda Zekajt
-
IPK-ja nis hetimet lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara në Polici nga Arlinda Zekaj