Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë ka bërë tërheqjen publike të shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione, ku sipas shortit në regjionin e Prishtinës pjesa e parë e Testit të Maturës do të mbahet më 12.06.2019, në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit më 13.06.2019, në regjionin me Prizrenit dhe Gjakovës më 14.06.2019 dhe në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës më 15.06.2019.
Fehmi Hysenaj, kryetar i Komisionit të maturës shtetërore, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë test.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“MASHT, drejtoritë i kanë bërë të gjitha përgatitjet. Edhe testi është përgatitur me ekspertë”, i tha ai sot RTK-së.
Sipas tij janë marrë masat ndaj atyre që tentojnë të prishin mbarëvajtjen e testit. “Kemi marrë masa edhe ndaj administruesve”, tha ai.
Renditja e regjioneve sipas tërheqjes së shortit do të jetë e njëjtë edhe në pjesën e dytë të testit të maturës, e cila fillon më 19.06.2019 në regjionin e Prishtinës, më 20.06.2019 në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit, më 21.06.2019 në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës dhe më 22.06.2019 në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës.