Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë tërheqjen publike të shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione.
Më 12 qershor testit do t'i nënshtrohet regjioni i Prishtinës, më 13 qershor regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, më 14 qershor regjioni Prizrenit dhe Gjakovës, ndërsa më 15 qershor regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se beson që do të ketë rezultate të mira në këtë testim, përcjell ksp.
"Shpresojmë që edhe këtë vit do të kemi një mbarëvajtje të mirë të testit. Dobësitë e vogla që kanë ndodhur vitin e kaluar, këtë vit i kemi eliminuar. Përveç ndarjes në katër regjione, këtë vit janë bërë disa ndryshime edhe tek lëndët, ku nxënësit kanë pasur mundësi të zgjedhin vet lëndën zgjedhore", tha ai.
"Ditën e mbajtjes së testit do të jemi të angazhuar dhe presim një mbështetje nga të gjitha DKA-të. Shpresoj që do të dalim me rezultate të mira dhe me rezultate reale", vijoi ministri.