Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve e ka quajtur “banale” deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili kishte thënë se gastronomët nuk mund të trajtohen ndryshe nga industritë e tjera, pasi vendimi për zvogëlimi e TVSH-së nga 18 për qind në 8 për qind nuk u vazhdua për vitin 2022.
Vranica ka marrë shembull Gjermaninë, duke thënë se përshkallëzimi i TVSH-së u vazhdua edhe për vitin 2022 atje, pasi si industri, është më e prekura nga të gjitha gjatë kësaj kohe pandemike.
“Ka qenë banale ajo deklarata e Muratit që na barazoi me industritë e tjera. Gjermania është një shtet shumë socio-ekonomike, e ka vazhduar përshkallëzimin e TVSH-së për gastronomët edhe për vitin 2022. Nuk po shohim që është investim abnormal i shtetit në raport me gastronomët. Është vetëm 1.2 milionë që shteti nuk po jep në raport me këtë ndryshim. Nëse krahasojmë vitin 2019 me 2021 kanë qenë 8.194 biznese, ndërsa tani 6.119. Pra, janë mbi dy mijë biznese që janë mbyllur. E efekti i uljes së TVSH-së ka qenë se deri në vitin 2019 ka pasur 3.187 punëtorë që kanë paguar kontribute, ndërsa në vitin 2021 ka 18.513 punëtorë. Kjo ka pasur efekt për regjistrimin e punëtorëve”, ka deklaruar Vranica në “Interaktiv” të KTV-së.
Vranica thotë se ulja e TVSH-së përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në dhjetor të vitit 2019 në Qeverinë Hoti ka qenë vendimi më i mirë për t’u përshëndetur, por shton se në atë Ligj ka pasur edhe ndihma të tjera të mëdha ekonomike që nuk u realizuan për shkak të mungesës së buxhetit.
“Realisht, ne kemi pa që prej fillimit të pandemisë deri tani, menaxhimi i krizave në aspektin ekonomik nuk është bërë si trung, por vetëm sipas degëve. Ulja e TVSH-së nga 18 në 8 për qind ka qenë vendimi më i mirë për t’u përshëndetur, që rrjedh nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, që u votua shumë vonë. Në atë ligj ka pas edhe korniza të tjera, por të cilat nuk u bën për shkak të buxhetit. Vetëm kjo politikë fiskale mundi të zbatohej”, përfundoi Vranica.
-
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin
-
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën
-
Pushteti sheh gjëra pozitive në raportin ku Kosova doli e dyta në Evropë për nga varfëria
-
Shahini: Qeveria po e menaxhon krizën në kurriz të bizneseve dhe qytetarëve