Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi paralajmëron protesta: KEDS-i nuk po e zbaton kontratën kolektive dhe s’po i rrit pagat

Punëtorët e KEDS-it nga nesër do të futen në grevë njëorëshe, ndërsa nga shtatori thonë se do të protestojnë.

Kështu kanë bërë të ditur sot drejtues të Federatës së Sindikatave të Pavarura "ElektroKosova", në një konference për medie, të cilët theksuan se menaxhmenti i KEDS-it nuk po e zbaton marrëveshjen kolektive dhe nuk ka përmbushur kërkesën e kësaj sindikate për rritje të pagave nga 150 euro.

Hysni Gashi, kryetar i Federatës Sindikale të Pavarur “ElektroKosova”, tha se do të organizojnë greva nga nesër nëpër distrikte, dhe sipas tij, nëse nuk përmbushen kërkesat, do të mbahen forma të protestës së përgjithshme nga shtatori i këtij viti.

Ai tha se kërkon nga menaxhmenti i KEDS-it dhe ZRRE-s që të punojnë ngushtë njëra me tjetrën, të gjejnë zgjidhjen dhe mënyrën e duhur që të zbatohet marrëveshja kolektive duke paguar përvojën e punës prej 0.5 për qind për vit dhe ngritja e pagave të bëhet konform rritjes së kostos.

“ZRRE-ja ia planifikon mjetet për shpenzimet buxhetore, ku tani jemi nën prag të Planit pesëvjeçar 2018-2022 dhe nëse do të kemi një plan çfarë ne veç kemi disa indikacione se do të jetë plani me shkurtim, atëherë do të ketë një situatë shumë të rëndë te punëtorët, andaj, për mos me ardhur deri te kjo, ne kemi dërguar edhe shkresa, por do të fillojmë ta përçojmë një mesazh ZRRE-së, Kuvendit që të ketë parasysh çështjen e punëtorëve. Po ashtu, kërkojmë nga menaxhmenti të bisedon me ta, të gjen marrëveshje me ta dhe të jap një rritje të pagave konform standardit në Kosovë. Ne kemi përgatitur edhe arsyeshmërinë në baza të parametrave ekonomik dhe besoj që jemi në suaza të drejta ligjore”, tha Gashi.

Edhe Grevë edhe në KEDS, i duan pagat si të KEK-ut Arbëri Grevë edhe në KEDS, i duan pagat si të KEK-ut

Ai shtoi se momentalisht kanë probleme për mos zbatim të kontratës kolektive dhe mos realizim të kërkesës për rritje të pagave.

“Si Federatë i përkrahim kërkesat e të gjitha shoqatave, të cilat me vendimin e Federatës, janë marrë vendimet që të mbahen protestat në çdo shoqatë, duke filluar prej Mitrovicës, më 1 gusht dhe deri në Pejë, çdo ditë prej orës 8.30 deri 9.30 do të kemi protesta paralajmëruese për një grevë të përgjithshme. Ne planifikojmë nëse nuk arrihet marrëveshja, do të bëjmë përpjekje maksimale me arrit marrëveshje, si për zbatim të marrëveshjes hap pas hapi me 0.2 përqindëshin, po ashtu edhe për rritje të pagave dhe nëse këtë nuk e arrijmë të planifikojmë që diku në shtator të përgatitemi për një grevë të përgjithshme në nivel të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, në Mitrovicë punëtorët e KEDS-it planifikojnë të mbajnë grevë nesër në distriktin e tyre. Abdullah Veseli, nënkryetar i Sindikatës dhe kryetar i shoqatës në Mitrovicë, tha se protesta do të mbahet nga ora 8.30 deri 9.30, raporton KP.

“Ju bëj thirrje së pari Qeverisë të insistojë me një herë që mos të vjen deri te një kolaps energjetik, edhe populli të pësojë. Kemi punëtorë me qindra që kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre, kanë humbur edhe jetën duke punuar në KEDS, e sot kompania mos me u kujdes për punëtorët, t’iu ngritë pagat ose duke iu krijuar kushte të mirëfillta. Andaj, i bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha sindikatave që të na përkrahin dhe të jemi unik”, theksoi Veseli.

Edhe Punëtorët e KEDS-it nesër në grevë dhe protestë Arbëri Punëtorët e KEDS-it nesër në grevë dhe protestë

Ahmet Hyseni, kryetar i shoqatës distrikti në Prishtinë, tha se sindikata e regjionit të Prishtinës, paralajmëron grevë në vendet e punës prej ditës së enjtes ose më 2 gusht në Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Drenas.

Ndërsa, Fehmi Pajaziti, nënkryetar i Federatës, tha se ish-punëtorët e KEK-ut, tash punëtorë të KEDS-it, nuk kanë pasur rritje të pagave që prej vitit 2008, andaj me mirëkuptim kërkon zbatimin e kërkesave të tyre.