Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” sot në një konferencë për media kanë sqaruar se nesër prej orës 8.00 deri në orën 16:00, punëtorët e KEDS-it do të futen në grevë në të gjitha distriktet.
Kërkesat e tyre janë ngritja e pagave dhe zbatimi i marrëveshjes kolektive, raporton KosovaPress.
Kryetari i kësaj sindikate, Hysni Gashi, ka thënë se situata në KEDS është mjaft e rëndë, sepse është duke u bërë një nëpërkëmbje të punëtorëve në këtë kompani.
“Duke parë situatën se KEDS-i nuk ka reflektuar nga grevat e mbajtura javë më parë, sërish grevat janë të pashmangshme, ku nesër do të ketë grevë një ditore të punëtorëve të KEDS-it në gjithë Kosovën”, ka thënë Gashi.
Fehmi Pajaziti, kryetar i këshillit të Grevës, ka thënë se prej orës 8 deri në orën 16 do të ketë grevë ndërsa protesta do të mbahet para Qeverisë dhe Kuvendit në Prishtinë prej orës 13:00.
Gjithashtu, ai tha se i kanë dy kërkesa, zbatimi i Marrëveshjes Kolektive dhe ngritja e pagave për çdo punëtor nga 150 euro. Ai tha se pas kësaj greve dhe proteste nëse nuk do të ketë reflektim nga menaxhmenti i KEDS-it do të ashpërsohen protestat ku do të ketë kaos energjetik.
-
Punëtorët e KEDS-it paralajmërojnë terr energjetik nëse s’u rriten rrogat
-
Grevë edhe në KEDS, i duan pagat si të KEK-ut
-
Gashi paralajmëron protesta: KEDS-i nuk po e zbaton kontratën kolektive dhe s’po i rrit pagat
-
Nga nesër punëtorët e KEDS-it futen në grevë
-
Punëtorë të KEK-ut paralajmërojnë protestë