Me brohoritje “duam rroga” punëtorët e KEDS-it edhe të enjten kanë vazhduar grevën për të cilën, po kërkojnë nga kompania t’ua rrisë pagat për 100 euro.
Ndryshe nga dje, sot greva do të zgjasë dy orë.
Zëdhënësi i Sindikatës së Punëtorëve Ahmet Mujeci, tha se ata po kërkojnë që menaxhmenti i kësaj kompanie t’ua rrisë pagat për 100 euro, meqë sipas tij çmimet e energjisë elektrike janë rritur dhe gjendja energjetike në vend është përmirësuar.
Mujeci tha për KosovaPress se të gjithë punëtorët janë teknikë të profilizuar dhe certifikuar profesionalisht dhe se nuk u takon që të kenë pagën 490 euro.
Greva, sipas tij, do të vazhdojë edhe të premten.
Edhe
Punëtorët e KEDS-it nisin grevën
Ai tha se po presin që menaxhmenti t’i thërrasë për biseda, nëse nuk ndodhë kjo, atëherë të premten, këshilli grevist do të mblidhet për të vendosur për hapat e mëtejmë ku do të ftojnë të gjithë kosovarët për të protestuar para kompanisë KEDS.
Pjesë e kësaj greve janë katër nëndistrikte, Obiliqi, Drenasi, Fushë Kosova dhe Podujeva./KSP