Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Koha që LDK-ja të flasë

Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se po mungon një qëndrim i qartë i LDK-së.

Gashi ka thënë se, në një situatë të tillë, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi dhe angazhim për shtetin dhe Republikën.

“Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa insistimi për bllokimin e tij vazhdon”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sipas tij, në këtë moment kritik “po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së”.

“Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane”, ka deklaruar ai.

Në fund, deputeti i LDK-së i ka bërë thirrje partisë së tij që të reagojë.

Edhe Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, ne t’i japim votat tona nëse s’i ke Arbëri Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, ne t’i japim votat tona nëse s’i ke

“Është koha që LDK-ja të flasë”, ka përfunduar Gashi.

Në Kuvend po qëndrojnë deputetë të PDK-së e Aleancës, tek po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive.

Aty nuk janë deputetët e LDK-së.

Lexo përditësimet tjera
LIVE: Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së