Komuna e Fushë-Kosovës nuk ka shërbim të zjarrfikësve. Krejt intervenimi për shuarjen e zjarreve duhet të ndodhë nga Shërbimi i Zjarrfikësve të Prishtinës. Në kuadër të këtij Shërbimi janë edhe 4 zjarrfikës dhe një vozitës që paguhen nga buxheti i Fushë-Kosovës. Këtë çështje e ka ngritur edhe këshilltari i PSD-së, Mehdi Lahu, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.
“A mund të na informoni pse Komuna jonë nuk ka njësi të zjarrfikësve? Shkas për këtë pyetje po e marrë një rast që ndodhi para 2 ditësh në rrugën ‘Nëna Terezë’, afër Raiffaisen Bank, ku ka pasur një problem me zjarr në shtyllën elektrike ku ka qenë i nevojshëm intervenimi i zjarrfikësve, dhe ardhja e tyre nga Prishtina për të intervenuar zgjati rreth 1 orë”, ka thënë Mehdi Lahu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSikur të ketë raste të tilla në fshatrat e Fushë-Kosovës, si në Bardh të Madh ose Harilaq, sipas këshilltarit të PSD-së, intervenimi i zjarrfikësve nga Prishtina do të zgjatej edhe më shumë.\Nexhat Tovërlani.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore