KRU Prishtina ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit të pijshëm në Fushë-Kosovë dhe në një pjesë të Prishtinës.
KRU Prishtina ka thënë se shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike në “ITU Albanik”, është dashur të bëjë reduktime të ujit të pijshëm në Fushë Kosovë dhe lagjet si “Kodra e Trimave”, “Arbëri” e “Kalabri”, deri në sanim të defektit nga KEDS/KOSTT-i.
“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, jemi të detyruar që përkohësisht deri në aftësimin e defektit nga ana e KEDS/ KOSTT të bëjmë reduktime të ujit për Fushë Kosovën, Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medreses”, thuhet nga KRU Prishtina.
Artikuj të ngjashëm
-
Disa zona në Prishtinë me reduktime uji
-
Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës
-
Çrregullim i furnizimit me ujë në disa pjesë të Fushë-Kosovës, problem edhe në Prishtinë e Drenas
-
Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Këto lagje të Prishtinës të hënën do të mbesin disa orë pa ujë