KRU Prishtina ka njoftuar se të hënën nga ora 11 deri në orën 16:00 do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinës.
Do të preken si ato te rregulla “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe “Ulpiana” në Prishtinë.
Ndalimi do të bëhet, siç ka thënë KRU Prishtinë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park.
“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën "Ndue Përlleshi", "Qëndresa", "Lagjja e Muhaxhirëve" dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, ka njoftuar KRU Prishtina.
Artikuj të ngjashëm
-
Disa lagje të kryeqytetit mbesin sot mbi pesë orë pa ujë
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës