Në kuadër të “Javës së heronjve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur marsh në nderim të jetës dhe veprës së të rënëve për liri.
Marshin e tyre trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë filluar me vendosjen e kurorave me lule tek shtatoret e heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, në Rahovec.
Marshi i FSK-së ka vazhduar nëpër rrugën kryesore të qytetit, ku janë përshëndetur dhe janë duartrokitur nga shumë qytetar të cilët kishin dal për ti parë trupat e FSK-së.
Më pas nderime dhe vendosje të kurorave me lule, janë bërë tek busti i heroit Mensur Zyberaj dhe varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat e kësaj komune.
-
Ushtarët e FSK-së parakalojnë në rrugët e Rahovecit
-
Në Ditën e Flamurit nderohen dëshmorët e Rahovecit
-
Nderohen me homazhe dëshmorët dhe heronjtë e rënë në Opterushë të Rahovecit
-
Rahovecit vazhdon aktivitetet për nder të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”
-
Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Xhelal Hajda - Toni dhe Selajdin Mullabazi - Mici