Rahovec, 6 nëntor - Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve dhe heronjve të kombit, Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, nga Rahoveci, dhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti, Nezir Ymeri nga komuna e Vushtrrisë, sot janë bërë homazhe dhe nderime te përmendoret e Tonit dhe Micit, tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë dhe varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit.
Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin shumë qytetarë si nga Komuna e Rahovecit, po ashtu edhe nga komuna e Vushtrrisë si dhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve. Në fjalimin e mbajtur tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë, kryetari Latifi e ka çmuar lart jetën dhe veprën e të rënëve të 6 nëntorit të vitit 1998.
{gallery}