FSK ka filluar sot në fshatin Gjurgjevik të Klinës realizimin e projektit humanitar për zgjerimin dhe rrafshimin e rrugës Gjurgjevik i Madh-Dobërdol në gjatësi prej 4 kilometrash.
Me rastin e fillimit të punimeve ishin të pranishëm ministri i FSK-së Rrustem Berisha, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj, gjeneral brigade Naim Haziri, si dhe përfaqësues të tjerë të komunës së Klinës dhe të fshatit Gjurgjevik.
Me një fjalë rasti, fillimin e realizimit të projektit humanitar, e përshëndeti ministri i FSK-së Rrustem Berisha, i cili tha se FSK po dëshmon çdo herë se është në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
E”dhe ndërtimi i kësaj rruge sot, e cila do t’ua lehtësojë lëvizjen banorëve të kësaj ane, në bashkëpunim me Komunën e Klinës dhe Ministrinë e Infrastrukturës, është dëshmia më e mirë se jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, tha Berisha.
-
Poterçi i Klinës me rrugë të asfaltuara, në Gjurgjevik të Madh fillojnë punimet në rrugën e re
-
Memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e rrugës në Gjurgjevik të Madh të Klinës
-
Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në rrugën Gjakovë – Klinë
-
Nisin punimet në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë
-
Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan të Klinës