Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve të Gjurgjevikut të Madh, të shprehura përmes kryetarit të komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit si tri institucione, për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të komunës së Klinës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të Ministrisë së FSK-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës.
“Kështu do t’i ofrohet mundësia këtij fshati të ketë lidhje më të shpejtë me fshatrat përreth dhe qytetin e Klinës. Gjithashtu kjo do të jetë edhe një mundësi e mirë për t'u zhvilluar pjesët piktoreske të kësaj ane”, thuhet në komunikatë
-
Poterçi i Klinës me rrugë të asfaltuara, në Gjurgjevik të Madh fillojnë punimet në rrugën e re
-
Planifikohet ndërtimi i disa rrugëve në Gjakovë
-
Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan të Klinës
-
Nis realizimi i dy projekteve infrastrukturore në komunën e Klinës
-
Nisin punimet për ndërtimin e rrugës Gjilan-Lipjan