Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë ngritjen e flamurit shtetëror në 13-vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Në një ceremoni të organizuar në oborrin e Qeverisë, të pranishëm ishin edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.
Kjo ishte ngjarja e parë shtetërore e organizuar për këtë përvjetor. Liderët tash pritet të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në Kompleksin Memorial në Prekaz, ndërsa në orën 12:00 do të bëhet manifestimi qendror në FSK.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm