Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në Konferencën Fillestare Planifikuese për Stërvitjen “Defender Europe 23”, ka bërë të ditur të premten Ministria e Mbrojtjes.
“Në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për Stërvitjen e shkallës së gjerë të drejtuar nga Komanda e Ushtria e SHBA-së për Evropë (EUCOM) dhe Ushtria e SHBA-së për Evropë e Afrikë (USAEUR-AF), “Defender - Europe' 23”, që do të zhvillohet gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2023 në regjionin e Ballkanit dhe Detit të Zi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në këtë konferencë, Kosova prezantohet nga Shefi i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve të SHP të FSK-së, Kolonel Ejup Maqedonci, dhe Shefi i Operacioneve të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, Major Gëzim Osmani.
Në këtë konferencë po marrin pjesë rreth 300 ushtarakë nga 28 vende të NATO-s dhe vendeve partnere.
-
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Saber Junction 25”
-
Stërvitja shumëkombëshe e afron Kosovën me NATO-n, thonë ekspertët
-
“Defender Europe 2025”: Diplomacia e mbrojtjes dhe afirmimi ndërkombëtar i Kosovës
-
Nis “Defender Europe 2025”, Kosova mikpritëse e mijëra ushtarëve nga gati 30 vende
-
Kosova mikpritëse e mijëra ushtarëve nga gati 30 vende