Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja del në terren, ruan pikat e infrastrukturës kritike

FSK

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Obiliq dhe Vushtrri, në pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në këtë rajon, pas vendimit të Këshillit të Sigurisë të marrë të shtunën.

Të shtunën ky këshill vendosi që pas sulmit terrorist në Zubin-Potok në kanalin e Ibër-Lepencit, të autorizojë angazhimin e FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes patrullimeve dhe vëzhgimeve të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë ditës, Kurti ka vizituar disa patrulla në Obiliq e Vushtrri. Ai ka thënë se autoritetet janë të përkushtuara për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies.

Të premten, infrastruktura kritike e Kosovës ka përjetuar mbrëmë sulmin më të madh terrorist, që nga paslufta. Pasi në veri, kanali i Ibër-Lepencit është goditur me eksplozivë, autoritetet e kanë rivendosur rrjedhën dhe kanë parandaluar kolapsin energjetik. Policia, ndërkaq, ka siguruar prova dhe ka arrestuar disa nga të dyshuarit. Kryeministri Albin Kurti e fajësoi Serbinë për sulmin.

VIDEO: