Ambasada e Francës në Kosovë, ka falënderuar përfaqësuesit politik, fetarë dhe shoqërinë civile të Kosovës, për mbështetjen e tyre, pas zjarrit në katedralen e Notre-Dame në Paris.
Në një postim në Facebook ata kanë shkruar se këto mesazhe të bashkëndjesisë dhe miqësisë prekin thellësisht popullin francez.
“Franca falënderon gjithashtu Qeverinë e Kosovës për kontributin e saj në fondin për restaurimin e Notre-Dame”, thuhet në njoftimin e tyre.
Edhe
Kosova ndan 20 mijë euro për “Notre Damen”
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Franca nuk ka nevojë për këto para, por për to janë në nevojë kosovarët që po përballen me mungesë fondesh për shërim, e atyre u kërkohen edhe gjëra bazike, sikur janë dorëzat sterile për lindje.
Kurse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që në vend se të ndihmohet Franca, Qeveria duhet t’i ridestinojë paratë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale.
-
Shqipëria ofron 100 mijë euro për rindërtimin e Notre Dame
-
Kritikohet vendimi i Haradinajt për donacion për “Notre Dame”, trashëgimia e Kosovës në rrezik
-
Hoti mbështet ndarjen e mjeteve nga Qeveria për renovimin e Notre Dames
-
Haradinaj: S’e di sa para do t’i ndajmë për Notre Damen – Ahmeti e Abdixhiku s’e kanë mirë që më kritikojnë