Qeveria shqiptare ka vendosur dhënien e ndihmës financiare për qeverinë e Republikës së Francës në masën 100 000 (njëqind mijë) euro për rindërtimin e Katedrales “Notre-Dame” në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.
Fondi për rinovimin e Katedrales “Notre Dame” të Parisit, të dëmtuar rëndë nga zjarri i dy ditëve më parë, ka mbërritur këtë të mërkurë në kuotën e një miliard eurove, teksa presidenti Macron u zotua se ajo do të rindërtohej brenda 5 viteve, transmeton tch.
Vetëm dy ditë pas “ferrit” që shkrumboi çatinë dhe rrëzoi spiralen në formë koni mbi katedralen simbol të katolicizmit francez, organizatorët e apelit për ndihmë për restaurimin e saj deklaruan se fondi po rritet me ritme të jashtëzakonshme.
-
Një miliard euro për “Notre Dame”, në vetëm dy ditë
-
“Notre Dame” nga pluhuri përsëri monument, punimet do të vazhdojnë
-
Prill 2019: “Notre Dame” midis dramës dhe solidaritetit
-
“Notre Dame” e Parisit ringjallet plot shkëlqim
-
“Notre Dame” e testit të restaurimit në prag të rihapjes gjysmë dekade pas djegies