Kritikohet vendimi i Haradinajt për donacion për “Notre Dame”, trashëgimia e Kosovës në rrezik

Alberta Hashani Alberta Hashani 17 April 2019 19:23

Muzeu Etnologjik i Prishtinës, dikur shtëpi banimi për familjen e Emin Gjikollit, është i mbyllur për vizitorët.

Restaurimi i një prej objekteve më të vizituara në kryeqytet, ka nisur para rreth 2 vjetësh.

Në organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij, tregojnë se punimet nuk po përfundojnë shkaku i keqmenaxhimit të buxhetit.

Përveç Muzeut Etnologjik, që daton nga shekulli 18-të, Kosova ka edhe rreth 1,500 monumente të tjera kulturore, por pak prej tyre plotësojnë kushtet elementare për vizitorë.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndajë para nga buxheti i shtetit për ta ndihmuar rindërtimin e Notre Dame-s, në një nga vendet më të fuqishme të BE-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që të enjten të propozojë në Qeveri ndarjen e parave për katedralen që u dogj në Paris.

Kjo është pritur me shumë kritika në Prishtinë.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Franca nuk ka nevojë për këto para, por për to janë në nevojë kosovarët që po përballen me mungesë fondesh për shërim, e atyre u kërkohen edhe gjëra bazike, sikur janë dorëzat sterile për lindje.

Kurse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që në vend se të ndihmohet Franca, Qeveria duhet t’i ridestinojë paratë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale.

Por, Haradinaj është arsyetuar se shuma do të jetë simbolike, e Kosova është shtet mik i Francës.

Këtë propozim, kryeministri e bëri të mërkurën në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për Koordinimin e Donatorëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kemi19/04/2019 15:14

Të nderuara zonja dhe zotrinj; të gjith e dijm se Franca nuk ka nevoj për ndihmën ton por ne duhet të jemi më tolerant dhe duhet të marrim pjesë me një simbolikë që të fitojm simpatin nga shtetet mike.Ne nuk bën veç të flasim pa kurrfar arsye në ditët më të vështira Franca na ka ndihmue ,tani llogaritni sa njerz tan kan fitue Azilin në Francë.Ne duhet me shique mos me e keqpërdor paran publike në vende që nuk bon,se sa i përket për një ndihm simbolike për rindërtimin e Katedralës Notre Dame sigurisht që nuk varfrohemi por vetëm se do ngritemi edhe më lartë.

Shto koment

Të ngjashme