Më 82 vota pro në Kuvend është formuar Qeveria “Rama IV” të enjten. Por si në seancën e parë, kur nisën punimet, opozita bllokoi foltoren duke detyruar kryeparlamentarin Niko Peleshi ta ndërpresë seancën, raporton “TopChannel”.
Në këtë seancë ishte paraparë të flasin 140 deputetë me nga 10 minuta dhe pritej të zgjaste deri nesër. Por u ndërpre pas 25 minutave.
Tensionet nisën pasi kryeministri Edi Rama paraqiti një fjalim disaminutësh të ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, “Diella”.
Sipas demokratëve kjo ishte e papranueshme, teksa disa prej tyre iu afruan foltores ku fliste Rama, ndërkohë që gardistët iu dolën përballë. Disa prej deputetëve të Partisë Demokratike gjuanin me fletore aty ku ndodhej kryeministri Rama.
Ndërprerja prej pesë minutave nuk e qetësoi situatën. Kësisoj, Niko Peleshi e futi në procedurë votimi formimin e Qeverisë dhe programin për katër vjetët e ardhshme. U miratuan me shumicë votash.
Edhe seanca e parë më 12 shtator u ndërpre pasi u bllokua foltorja.
VIDEO: