Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shkruar se ka diskutuar me ministren e krijuar me inteligjencë artificiale, Diella, për nisjen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë sot.
Bashkërisht me “diskutimit”, që Rama ka treguar se e ka zhvilluar me Diellën ai ka bashkëngjitur edhe një fotot ku shihet kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
“Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka shkruar Rama.
Opozita e nisi sot seancën e parë plenare të legjislaturës XI sërish me protesta kundër qeverisë.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe disa deputetët të opozitës me pankarta në duar bllokuan foltoren e Kuvendit, raporton KP.
Kreu i PD-së kërkoi që të marrë fjalën në foltoren jashtë rendit të ditës, por drejtuesi i seancës së parë plenare, deputeti më i vjetër në moshë Vasil Llajo, ndërpreu fjalën e kryedemokratit.
Postimi i Ramës:
Rama më herët ka shkruar edhe se si lajmi për emërimin e ministres së parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale ka pushtuar mediat në mbarë botën.
“DIELLA, Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale ka pushtuar gazetat e botë”, ka shkruar Rama.
Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka emëruar një ministre virtuale të krijuar nga inteligjenca artificiale.