Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga Qeveria nisjen e zbatimit të Ligjit të ndryshuar të veteranëve dhe amendamentimin e Ligjit për invalidët e luftës, para se të përmbyllë programin me Kosovën.
Një kërkesë e tillë është bërë gjatë takimeve të zyrtarëve të Kosovës me ata të FMN-së në kuadër të takimit vjetor të FMN-së, që po mbahet në Washington, raporton KTV.
Dhe kjo kërkesë është parakusht për përmbylljen e programit të Fondit me Kosovën, ku kjo e fundit përfiton deri në 100 milionë euro.
Një gjë të tillë, FMN-ja ia ka kërkuar edhe Ministrit të Punës, Arban Abrashi, i cili zotohet se pensioni i kategorizuar i veteranëve do të nisë në momentin kur të përfundojë klasifikimi.
Ligji është nënshkruar nga presidenti dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 maj, por zbatimi i tij nuk mund të ndodhë deri nga mesi i verës.
-
FMN-ja kërkon që pensioni i veteranëve të izolohet nga rritja e pagës minimale, kundërshton OVL-ja
-
FMN-ja, e shqetësuar me fondin e ndarë për pensionet e veteranëve
-
Për veteranët duhen edhe 28 milionë euro
-
Qeveria e Mustafës premton se do të respektojë marrëveshjen për kategorizimin e veteranëve
-
Cilat janë kushtet e FMN-së për veteranët e luftës