Ministria e Financave ka vënë të gjitha shpresat te shoqatat që përfaqësojnë veteranët dhe invalidët e luftës, në mënyrë që deri në fund të muajit maj t’i plotësojë edhe dy kushtet e mbetura nga FMN-ja, raporton KTV.
Ministri Avdullah Hoti ka thënë se po pret që ministria, të cilën e udhëheq bashkëpartiaku i tij, Arban Abrashi, të formojë komisionin dhe të nisë punën, pasi koha është shumë e shkurtë.
Hoti ka përmendur edhe 3 kushtet e mbetura në pakon e re fiskale dhe që për të njëjtën janë ende në diskutim me FMN-në për të rënë dakord.
Sa u përket veteranëve dhe invalidëve, përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë ka thënë se këto kërkesa kanë të bëjnë me zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare për këto kategori dhe që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e buxhetit.
-
Hoti: Klasifikimi i veteranëve të bëhet deri më 31 maj
-
FMN-ja ka një kërkesë të re për Qeverinë në lidhje me veteranët
-
FMN kërkon riklasifikimin e veteranëve të luftës sipas ligjit të ri
-
Hoti thotë se për Fondin Sovran ende s’ka pajtim me VV-në, shpreson që qeveria e re të krijohet në nëntor
-
Nënshkruhet udhëzim administrativ për lehtësime doganore dhe tatimore për invalidët e luftës