Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës, gjatë vizitës në Uashington, u takuan me zëvendëspresidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, me drejtorin e Departamentit për Evropë në FMN, Paul Thomson, si dhe drejtoreshën Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës, Michaela Erbenova.
Në takim nga FMN u kërkua riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.
Gjatë këtyre takimeve në veçanti u diskutua pakoja e re fiskale. Gjatë diskutimit Hoti theksoi rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor.
-
FMN-ja, e shqetësuar me fondin e ndarë për pensionet e veteranëve
-
Cilat janë kushtet e FMN-së për veteranët e luftës
-
Hoti: Klasifikimi i veteranëve të bëhet deri më 31 maj
-
Hoti me zyrtarët e lartë të Bankës Botërore në Washington diskuton për “Kosovën e Re”
-
Kosova përgëzohet për zbatimin e programit me FMN-në