Ministri i Financave Avdullah Hoti po udhëheq delegacionin e Kosovës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Uashington.
Gjatë kësaj vizite ministri Hoti, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, dhe delegacionin e Kosovës, u takuan me Jacques Miniane, udhëheqësin e Misionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën.
Në këtë takim u diskua për progresin e arritur në zbatimin e programit që ka Kosova me FMN, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.
Me këtë rast z.Miniane përgëzoi autoritetet kosovare për angazhimin e tyre në zbatimin e programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në veçanti ai uroi delegacionin për përmbylljen me sukses të rishikimit të dytë dhe të tretë të programit.
Në takim u diskutuan në detale hapat e ardhshëm që duhen të ndërmerren nga institucionet e Kosovës për rishikimin e fundit dhe për përmbylljen me sukses të programit.
Edhe
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe reforma e re e pakos fiskale, për të cilën Qeveria e Kosovës ka punuar ne mënyrë intensive në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor.
Në ditët në vijim, do të ketë diskutime intenzive për këto tema me zyrtarë të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Haxhiu ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Ju keni qenë zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë