Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot Stephanie Eble, shefe e Misionit për Kosovën pranë FMN-së.
Gjatë takimit Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend. Po ashtu, temë bisede ishte edhe stabiliteti fiskal i vendit si dhe Buxheti për vitin 2019.
Me këtë rast Hoti ngriti shqetësimet e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me shpenzimet e parasë publike nga ana e Qeverisë pa përfillur asnjë kriter ligjor, si dhe për stagnimin e reformave ekonomike dhe të skemave sociale. Hoti gjithashtu siguroi Eble se si grup parlamentar do të kujdesen për stabilitetin financiar të Kosovës.
Ndërsa, shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble e vlerësoi lart përkushtimin e Hoti së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK-së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike në vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtarë, posaçërisht karshi Fondit Monetar Ndërkombëtar.
-
Hoti thotë se Draft-buxheti për 2018 është i planifikuar dobët
-
Hoti: Si do të arsyetohet Kurti që i mban 700 milionë euro në bankë pa nevojë
-
Hoti kontakton grupet parlamentare, diskuton për buxhetin
-
Një delegacion i FMN-së po qëndron në Kosovë, shpreh gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin
-
Osmani në takim me përfaqësues të FMN-së: Synojmë përqendrimin në arsim, shëndetësi dhe punësim