Ministri i Financave Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga u.d Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Femi Mehmeti, kanë pritur sot në takim Drejtoreshën e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova, me të cilën diskutuan për punën e konstituencës së FMN-së, pjesë e së cilës është edhe Kosova.
Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për mbështetjen e mbarëvajtjes së relacioneve të shkëlqyeshme të Kosovës me FMN-në, si dhe për avokimin e një reflektimi real të rrethanave politike dhe ekonomike të vendit tonë brenda FMN-së.
Me këtë rast, ministri Bedri Hamza e njoftoi Michaela Erbenova për procesin e Buxhetit të vitit 2018, si dhe për planet dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal.
Hamza theksoi se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përveç në mbrojtjen e stabilitetit, është i rëndësishëm edhe në planin e zhvillimit ekonomik. Sipas tij, ai është jetik edhe për realizimin e suksesshëm të planeve tona zhvillimore me Institucionet tjera Financiare Ndërkombëtare dhe për mbështetjen buxhetore të Komisionit Evropian.
Ndërsa, Drejtoresha e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova e vlerësoi lartë gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e në veçanti me Konstituencën e FMN-së për Kosovës.
-
FMN-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me asistencë teknike
-
Haradinaj: FMN faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës
-
FMN përgëzon Kosovën për stabilitet financiar
-
Zëvendësdrejtori i FMN-së thotë se Kosova duhet të ndjekë reformat në arsim, shëndetësi e infrastrukturë
-
FMN shpreh përkushtimin për të mbështetur zhvillimin e Kosovës