Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, po e kundërshton Projektligjin e pagave duke e quajtur diskriminues ndaj profesionit të fizioterapisë.
Në reagimin e së enjtes thuhet se komentet e reagimet e mëparshme të tyre nuk janë marrë parasysh.
“Zëri dhe thirrja jonë për respektim dhe mosdiskriminim të profesionit të Fizioterapisë nuk u morën për bazë nga organet kompetente, duke filluar nga hartuesit e draftit deri tek Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata kanë kërkuar nga deputetët, të cilët Projektligjin për paga e shqyrtojnë në lexim të dytë sot (e enjte), që të përfshijnë në ligj edhe komentet e tyre.
“Kategorizimi i profileve shëndetësore të bëhet në respektim të Ligjeve ekzistuese në Republikën e Kosovës në mënyrë që të realizohet nivelizimi i koeficienteve të profesionistëve shëndetësorë sipas nivelit të edukimit të tyre”, thuhet në reagim.
Sipas tyte koeficienti i fizioterapeutit nuk mund të ulet nga 7.2 në 5.6, 5.5 dhe 5.4.
Edhe
Hykolli: Të bëhet marrëveshja e përgjithshme kolektive, të diskutohet edhe vlera e koeficientit
“Nuk mund të lejojmë të mos njihet edukimi i lartë dhe paga e fizioterapeutit Bachelor dhe Master, e të jetë e njëjtë me një teknik të fizioterapisë me shkollim të mesëm”, thuhet në reagim.
Në reagimin e tyre ata kanë kërkuar që të eliminohen pabarazitë, që sipas tyre ekzistojnë.
“Para se të hidhet në votim dua të ua përsërisim kërkesën tonë për profesionistë shëndetësor të Fizioterapisë, të eliminoni pabarazinë dhe padrejtësinë që të miratohen koeficientët si në vijim: Fizioterapeutët - koeficienti 7.5; Kryefizioterapeut - koeficienti 8.0; Fizioterapeut MSci - koeficienti 8.5; Fizioterapeut MSci ne specializim - koeficienti 9.0 dhe Fizioterapeut MSci specialist - koeficienti 11.0”, thuhet në reagimin e Odës.