Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia eficiente do të jenë temat kryesore të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë, përmes një serie ngjarjesh të organizuara nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Kjo iniciativë do të mbledhë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin mbi tema të ndryshimit të klimës nëpërmjet një aksioni të pastrimit, shfaqjes së filmave, garës për vizatim/video konkurs për studentët, ekspozitës dhe tryezave të rrumbullakëta.
Javën do ta lansojnë sot zyrtarisht shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe ambasadorja gjermane Angelika Viets, me një prezantim të rezultateve të garës "Bëhu diplomat i ri i klimës" në kuadër të së cilës do t'u jepen tre çmime nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga Ambasada Gjermane.
-
BE hap sot fushatë në Kosovë për mbrojtjen e mjedisit
-
Apostolova: BE, e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë
-
Diplomatët e BE-së diskutojnë të hënën situatën në Kosovë
-
Unioni Arab dhe Kosova për herë të parë me iniciativë të përbashkët për mjedisin
-
Apostolova: Përfshirja e rinisë luan rol kyç në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike