Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diplomatët e BE-së diskutojnë të hënën situatën në Kosovë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të diskutojnë situatën në Kosovë dhe tema të tjera aktuale në Ballkanin Perëndimor në një takim të rregullt të hënën, sipas njoftimit të Zyrës së BE-së.

Sipas njoftimit, ministrat do të diskutojnë për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, problemin e konvertimit të targave dhe daljen e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës.

Takimi ministror i së hënës është gjithashtu një përgatitje për samitin BE-Ballkani Perëndimor të planifikuar për në 6 dhjetor në Tiranë.

Ministrat e BE-së do të diskutojnë edhe për sanksionet dhe marrëdhëniet e reja me Rusinë.