Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot me fillim nga ora 10:00 do të bëjë lansimin e Fushatës për Mjedisin dhe Javës së Diplomaci për Klimë.
Fushata për Mjedisin do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri në 14 dhjetor 2018.
Uji, Cilësia e ajrit, Menaxhimi i Mbeturinave dhe Efiçienca e Energjisë janë katër shtyllat kryesore të fushatës. Përmirësimi i mjedisit është një nga hapat kryesorë për Kosovën në procesin e integrimit evropian.
Fushata për Mjedisin synon rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit në mesin e popullatës së Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe për të sfiduar idenë se mbrojtja e mjedisit është vetëm në përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.
Më konkretisht, fushata gjithashtu do të synojë edhe politikëbërësit, akademikët, krijuesit e opinionit, mediat dhe gjeneratat e reja që të angazhohen më aktivisht dhe të bëhen një zë për të ndryshuar situatën alarmante të mjedisit në Kosovë.
Edhe
Bien temperaturat
Fushata për Mjedisin zbatohet nga Qendra Informative Kulturore e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Java e Diplomacisë për Klimën është një zotim i BE-së në ndryshimet klimatike, të iniciuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) dhe DG CLIMA. Si ngjarje vjetore zhvillohet në gjithë botën.
Programi i Javës së Diplomacisë për Klimën përqendrohet në ngritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike, zbutjen e trendeve negative të ndryshimeve klimatike edhe në Kosovë si pjesë e zone më të gjerë gjeografike.
Lansimi i dy fushatave, Fushata për Mjedisin dhe Java e Diplomacisë për Klimë, gjithashtu përfshinë edhe shpalljet zyrtare të:
• Konkursit të Filmit të Shkurtë të Gjelbër - Fushata për Mjedisin
• Pastrimit Global të Plazhit - Fushata për Mjedisin
• Aktivitetit i fotografisë në Instagram duke përdorur hashtagun #givegreenachance - Fushata për Mjedisin
• Konferencës "A është Kosova e gatshme për ndryshimet klimatike?" - Java e Diplomacisë për Klimë
Edhe
Kosova nën alarm për mot të ashpër
• Paraqitja e Filmit dhe Projektet e Artit Mural - Java e Diplomacisë për Klimë.
Fushatë për rritjen e vetëdijes qytetare rreth mbrojtjes së mjedisit