Shefi i KFOR-it, gjeneral-majori Franco Federici, ka vizituar njësitë e KFOR-it që janë vendosur në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.
Federici ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të kryejë detyrën e rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal e rajonal.
Për dy javët e ardhshme, njësitë e KFOR-it janë vendosur përkohësisht në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, si pjesë e marrëveshjes së arritur të enjten në Bruksel mes Kosovës e Serbisë për targat.
“Njësitë e KFOR-it janë plotësisht të gatshme për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal e rajonal. Në ditët e fundit kemi zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira dhe kemi ofruar përditësime të rregullta te Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, dhe te zinxhiri im komandues në NATO. Falënderoj institucionet e Kosovës, kryetarët e komunave veriore dhe gjithë akterët, që me angazhimin e tyre kontribuuan në deeskalimin e situatës”, ka thënë Federici.
E gjenerali i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë takimit me Lajçakun të premten, ka thënë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
NATO ka shtuar se përkrah dialogun Kosovë – Serbi të ndihmuar nga BE-ja dhe e sheh si rrugë të vetme drejt arritjes së një marrëveshje të qëndrueshme politike dhe të stabilitetit për rajonin.
-
Komandanti i KFOR-it: Do të veprojmë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes
-
NATO-ja e gatshme të intervenojë po që se rrezikohet stabiliteti
-
KFOR-i përsërit se është i gatshëm të ndërhyjë nëse paraqitet nevoja
-
KFOR-i ka rritur prezencën në Jarinjë e Bërnjak
-
KFOR-i: Do të vazhdojmë të ushtrojmë mandatin në gjithë Kosovën, përfshirë edhe në veri