Faruk Mujka është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”, ka bërë të ditur ai të dielën në Facebook.
Mujka shkroi se kjo ndërmarrje është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe vend ideal për të kontribuuar.
Mandati i postit të kryeshefit ekzekutiv në këtë ndërmarrje është trevjeçar, me mundësi vazhdimi.
Mujka ka mbajtur postin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, në periudhën kur kryetar ishte Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Tetorin e 2021-s, Mujka kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të degës së VV-së në Mitrovicë. Aktualisht, ai është asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe anëtar i Vetëvendosjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Nën dyshimet për korrupsion, arrestohet kryeshefi i "Ibër Lepencit” Faruk Mujka
-
Mujka – kryeshef i “Ibër-Lepencit” pa përmbushur të gjitha pikat e konkursit
-
Apeli vërteton aktakuzën për korrupsion ndaj Mujkës
-
Dy zyrtarët e VV-së deklarohen të pafajshëm në akuzën për korrupsion
-
Ngrihet aktakuzë ndaj Mujkës për “keqpërdorim detyre”