Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-nënkryetarit të Mitrovicës, tash kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka.
Siç ka raportuar “Betimi për Drejtësi”, Apeli e ka vërtetuar aktvendimin e Themelores me të cilin ishin refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës ndaj Mujkës dhe ish-drejtorit për Gjeodezi në Mitrovicë, Hysen Muzliukaj.
Mujka dhe Muzliukaj akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të një prone të ish-Bankosit me pronë private. Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit të “Ibër-Lepencit” nuk i ka deklaruar rreth 60 mijë euro që iu sekuestruan në shtëpi.
Ndaj aktvendimit të shkallës së parë, mbrojtësit e të akuzuarve ishin ankuar me pretendimin për shkelje të dispozitave ligjore.
Themelorja në Prishtinë më 16 dhjetor 2025 kishte refuzuar kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Edhe
Dy zyrtarët e VV-së deklarohen të pafajshëm në akuzën për korrupsion
Në seancën fillestare të 20 tetorit 2025, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza ndaj tyre u ngrit në shtator nga Prokuroria Speciale.