Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, njoftoi të hënën (21 mars), se faqja e tij zyrtare e tij në Facebook, ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Selmanaj deklaroi se tash e një javë nuk ka qasje në të, derisa njoftimin e bëri nëpërmjet profilit privat.
Ai shtoi se rastin do ta inicojë në Policinë e Kosovës.
“Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arritur ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nis procedurat policore. Prandaj të dashur miq dhe ndjekës në Facebook, që nga e hëna e kaluar, gjithçka që është postuar në faqen time nuk është e postuar nga unë. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kanë shqetësuar. Shpresoj ta rikthej së shpejti”, ka shkruar ish-zv.kryeministri.
Aktualisht, faqja zyrtare e Selmanajt, nuk është publike në Facebook.

-
LDK-ja i drejtohet Policisë për "sulmet kibernetike" ndaj Osmanit dhe Abdixhikut
-
Iu përshkruan 895 vota rrejshëm, Selmanaj: Distancohem plotësisht
-
Hakohet llogaria e ministrit Rashiq: Duan të më detyrojnë të tërhiqem nga gara
-
LDK-ja thotë se llogaritë e Abdixhikut dhe disa anëtarëve tjerë u shënjestruan në një sulm të koordinuar
-
Deputeti i LDK-së bie pre e sulmeve kibernetike