Familjes së policit të vrarë në sulmin e së dielës në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku, i është ndarë medalja “Mburojë e Policisë”.
Gjatë vizitës te kjo familje, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, kanë shprehur mbështetjen për familjen Bunjaku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kolonel Hoxha, familjes së heroit Afrim Bunjaku i ndau medaljen ‘Mburojë e Policisë’, si dhe në emër të ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë z. Taulant Balla i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku”, thuhet më tej në njoftim.