Arbëri

Njëri prej prokurorëve qe po heton manipulimin e votave ne Prizren, të dyshuar e ka djalin e axhës

Rinumerimi

Foto: Driton Paçarada

Në mesin e 109 personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave është edhe Taulant Skoro, familjar i prokurorit të Krimeve të Rënda në Prizren, Atnor Skoro, i cili është njëri nga katër prokurorët e përfshirë në këtë rast.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, e ka konfirmuar se Taulanti është djali i xhaxhait të Atnorit.

“Mirëpo, Taulanti po trajtohet nga një tjetër prokuror dhe është trajtuar si gjithë të tjerët. Është në ndalim prej 48 orëve”, ka thënë Kryeziu në një prononcim për KOHËN.

Prokurori Atnor Skoro me të zezë, ndërsa i arrestuari Taulanti me të bardhë

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca dëgjimore ku do të caktohet masa e sigurisë për të arrestuarit.

Në mesin e të arrestuarve është edhe djali i deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasanit e familjarë të kandidatit të kësaj partie, Fetah Paçarizit – i cili deri tash del të jetë kandidati me më së shumti vota të vjedhura.

Aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua të premten.