Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka bërë të ditur se gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, i cili ka nisur të enjten, do t’i paralajmërojë aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor. Këtë kryediplomatja sllovene e ka thënë në ditën e parë të takimit në Bruksel, në fokus të të cilit do të jetë vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën dhe rritja e investimeve të vendeve anëtare për mbrojtje. Tek u është adresuar gazetarëve në hyrie për në takim, Fajon ka theksuar se i përcjell me vëmendje të madhe ngjarjet në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e Serbi.
“Unë do të përqendrohem në Ballkanin Perëndimor, i cili është në fqinjësi të afërt me Slloveninë. Po i përcjellim ngjarjet në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, si dhe në Kosovë pas zgjedhjeve”, ka thënë Fajon të enjten.
Në këtë takim, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk është temë specifike porse mund të ngrihet si çështje nga aleatët.
-
NATO: Aspekte te bashkëpunimit me Serbinë varen nga llogaridhënia e saj për sulmet në veri
-
NATO për aleancën Kosovë–Shqipëri–Kroaci: Janë kontribuuese për stabilitetin rajonal
-
NATO-ja thotë se po monitoron trendët shqetësues në Ballkanin Perëndimor
-
NATO-ja e vendosur ta mbrojë Kosovën
-
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?