Derivatet më kualitative në vend tashmë edhe në rrafshin e Dukagjinit!
Në javën e kaluar kompania Ex Fis ka hapur dy pika në atë pjesë.
Lokacionet e këtyre dy pikave janë:
- Banja e Pejës dhe
- Komuna e Istogut.
Tanimë të gjithë ata klientë që dëshirojnë dhe janë të interesuar që të furnizohen me derivatet cilësore dhe me produkte të ndryshme në markete mund t’a gjejne Ex Fisin afër lokacioneve të tyre.
Shumë shpejt kjo kompani do t’a bëjë hapjen edhe në komunën e Pejës, aktualisht gjendet edhe në Klinë më saktësisht në fshatin Poterç jo më larg se 15 minuta nga qyteti i Pejës në drejtim të Prishtinës.
Ex Fis punon dita ditës që brenda një periudhe 1 vjeçare të jetë së paku në çdo qytet te Kosovës, në mënyrë që të jetë sa më afër klientëve të saj.
Për të gjithë të interesuarit, kjo kompani ofron politikën e franshizës ku përmes kësaj forme ju mund të ndërtoni një bashkëpunim afatgjatë me këtë brend tashmë botëror.
Stafi i Ex Fis falënderon përzemërsisht klientët për besimin e tyre ndërvite.
*Artikull i sponsorizuar